Lajpcigu surprizon PSZH-në, Sevilja fiton me përmbysje, skuadrat tjera favorite pa probleme

Janë mbyllur takimet e orës 21:00 në Ligën e Kampionëe, e ku pa dyshim se surprizën e mbrëmjes e bëri Lajpcigu gjerman, që në terren vendas mundi favoritët e Paris Sen Zhermen me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Di Maria morri gjithë vëmendjen te PSZH-ja, pasi i njëjti vetëm pas 6 minutave lojë hapi serinë e golave, ndërsa i njëjti 10 minuta më vonë humbi një penalti.

Kjo bëri që loja të merr një kahje tjetër, pasi Lajpcigu falë golave të Nkunku (42’) dhe Forsberg (56’) nga penaltia në fund arriti deri tek fitorja e dytë në grupin “H”, duke u barazuar kështu me Junajtedin e vendit të parë, që të dyja skukadrat me nga 6 pikë, derisa PSZH bashkë me Bashaksehirin turk renditen në pozitat 3 dhe 4 me nga 3 pikë të tubuara.

Një fitore me përmbysje morri edhe Sevilja, që në fund shënoi fitore 3:2 ndaj Krasnodarit rus.

Juventusi ishte i pamëshirshëm ndaj Ferencvaroshit të Myrto Uzuunit që u inkuadrua në lojë në minutat e fundit të takimit.  Juve shënoi fitore 4:1, mirëpo në mesin e golashënuesve nuk figuron emri i Ronaldos, i cili luajti tërë ndeshjen.

Në anën tjetër Messi shënoi për Barcelonën në fitoren 2:1 ndaj Dinamo Kievit, edhe pse “katalunasit” nuk bindën aq shumë, ndërsa fitore komode për Çelzin dhe Borusia Dortmundin.

Skuadra e Frank Lampard në “Stemford Brixh” me rezultatin 3:0 mundi francezët e Ren, ndërkohë me po të njëjtin rezultat Borusia e Dortmundit në kuadër të grupit “F” mundi Klub Bryzhin në transfertë.

Leave a Reply