Ish trajneri i Shkëndijës debuton me fitore në Superligën shqiptare

Ish trajneri i Shkëndijës, Tomas Brdariç ka debutuar me fitore në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Kroati me pasaportë gjermane që këtë verë morri drejtimin e skuadrës shkodrane të Vllaznisë, sot në ndeshjen e parë të sezonit të ri 2020/2021 në kampionatin elitarë shqiptarë mundi Apoloninë me rezultatin 2:0. Që të dy golat skuadra shkodrane i realizoi në pjesën e dytë, ndërsa vlen të theksohet se Brdariç që nga minuta e parë ju kishte dhënë mundësinë edhe futbollistëve nga vendi ynë. Kështu titullarë ishin Mevlan Adili, Demir Imeri dhe Aleksandar Isaevski, që bënë një paraqitje shumë të mirë,në veçanti Adili, i cili ishte një komandant i vërtetë në mbrojtjen e Vllaznisë.

Ndryshe fitoren e skuadrës së Brdariç, i cili një periudhë të shkurtër qëndroi edhe te Shkëndija (7 janar-10 maj, 2017), e paralajmëroi Eni Imami në minutën e 54-të, ndërsa fitoren e shkodranëve e vulosi ish futbollisti i Tiranës, Ismael Dunga, me golin e shënuar në minutën e 82-të.

Në ndeshjet tjetër të orës 17:00, Teuta dhe Skënderbeu kishin barazuar 1:1, ndërsa në ndeshjet e mëhershme të ditës së sotme, Tirana falë dopietës së maqedonasit Filip Najdovski kishte mundur 2:0 Kukësin në derbin e xhiros së parë, Partizani i Jasir Asanit kishte pësuar si mysafir ndaj Kastriotit (1:2), derisa Bylisi dhe Laçi ishin ndarë me barazim 1:1.

Leave a Reply