Barcelona gjen zëvendësuesin e Ansu Fati!

Me të kuptuar se Ansu Fati do ti mungojë Barcelonës për një kohë goxha të gjatë, drejtuesit e skuadrës “katalunase” janë vënë menjëherë në kërkim të zëvendësuesit të tij, i cili do bënte që mos të vërehej mungesa e talentit spanoll, i cili e nisi mjaft mbarë sezonin e ri me fanellën e Barcelonës.

Një emër që lakohet më së shumti, është ai i Memfis Depay të Lionit, i cili pëlqehet edhe nga trajneri Ronald Kuman.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Barcelonës do të bindin homlogët e tyre të Lionit, me të cilën skuadër ka kontratë deri verën e vitit 2021.

Leave a Reply