Nuhiu dhe Ramadani bëjnë paqe në derbin e Superligës së Kosovës

Sot në elitën e futbollit kosovar  në program ishin tre ndeshje, përfshirë këtu edhe super përballjen midis kampionëve në fuqi të Dritës dhe Prishtinës, njofton “infOSport.mk”. Kjo ndeshje zgjoi shumë interesim edhe tek neve në Maqedoninë e Veriut, kjo për shkak se që të dyja këto skuadra udhëhiqen nga strategë shkupjan, Ardian Nuhiu dhe Zekirja Ramadani, të cilët në të kaluarën kanë udhëhequr FC Shkupin.

Drita e Nuhiut ishte kundërshtarë shumë më i mirë gjatë pjesës së parë, teksa në të 17-tën, gjilanasit humbën edhe rastin më të mirë për të avansuar, kur Erjon Vucaj gaboi nga penaltia. Pjesa e dytë nuk dhuroi futboll të bukur, kjo pasi skuadrat më shumë mendonin në portën e tyre se në atë të kundërshtarit, ndërsa në saje të një loje të tillë të shfaqur nga aktorët në fushën e blertë, në fund rrjetat pushuan, ashtu që derbi i parë mes strategëve shkupjan për këtë edicion u mbyll në paqe.

Drenica e Bledar Devolllit fitoi derbin e Drenasit, duke mundur Feronikelin në minutën e fundit, edhe atë falë autogolit të Argjend Malajt, ndërkohë Llapi i Tahir Batatinës realizoi fitoren më të thellë të këtij edicioni, duke mundur 5:0 ekipin e Trepça ’89.

Edon Sadriu realizoi dy gola në këtë ndeshje për skuadrën nga Podujeva, ndërkohë nga një gol tjetër shtuan edhe Muhamed Hyseni, Elvis Prençi dhe Adonis Aliu, transmeton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore Llapi i iku pozitës së fundit në tabelë, që tashmë mbahet nga Besa e Pejës, ndërkohë sa i përket kreut, aty vazhdon të qëndrojë Ballkani i Ismet Munishit me 26 pikë, 3 më shumë se Drita e Ardian Nuhiut, që ndodhet në pozitën e dytë dhe me një ndeshje më pak, ndërkohë Prishtina e Zekirja Ramadanit me 15 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply