Një futbollist rezulton pozitiv me COVID-19, anulohet takimi mes dy kombëtareve evropiane

Pandemia “Covid 19”  vazhdon të sjellë telashe në gjithë Botën, përfshirë këtu edhe Botën e futbollit.

Pikërisht për shkak të këtij virusi, miqësorja e planifikuar midis Norvegjisë dhe Izraelit është anuluar, kjo për shkak se një prej futbollistëve izraelit kishte rezultuar pozitiv me “Covid 19”.

Kështu Federata Norvegjeze e Futbollit vendosi që kjo sfidë të mos zhvillohet fare, kjo edhe pas këmbënguljes së autoriteteve shëndetësore norvegjeze.

Skuadrat do të vazhdojnë të impenjohen më tej në ndeshjet e Ligës së Kombeve. Norvegjia me 15 nëntor do të luaj me Rumaninë në transfertë, ndërkohë 3 ditë më vonë do të përballet me Austrinë, gjithashtu si mysafir. Në anën tjetër Izraeli dy ndeshjet e fundit në kuadër të grupit 2 të Ligës B të Kombeve do ti zhvillojë kundër Çekisë (15 nëntor) si mysafir, derisa me 18 nëntor do të mirëpret Skocinë.

Leave a Reply