Shqipëria mundi Kosovën në vëllazëroren e zhvilluar në Elbasan (VIDEO)

Shqipëria mundi Kosovën me rezultatin 2:1 në vëllazëroren e zhvilluar në “Elbasan Arena”, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja këtyre përfaqësueseve kjo ndeshje u shërbeu si parapërgatitje për ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve, që i zhvillojnë pas disa ditësh.

Djemtë “kuqezi” fitoren në këtë takim e paralajmëruan në minutën e 35-të, kur Bekim Balaj shfrytëzoi pasimin e Myrto Uzunit dhe mposhti portierin Aro Muriç.

Uzuni, një ndër futbollistët më në formë shqiptarë, mjaft mirë lëvizi nga e majta, ndërsa edhe më mirë gjeti bashkëlojtarin e tij të sulmit, duke i mundësuar shkodranit për të tundur rrjetën e “dardanëve”.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën edhe pse Kosova ishte ajo që tentonte dhe kërkonte golin e barazimit, Shqipëria përmes një kundërsulmi në minutën e 65-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Aro Muriç, këtë herë me autorë Uzunin, i cili shënoi një super gol pasi pranoi një top në hyrje të zonës kundërshtare nga ana e kumanovarit Lindon Selahi, transmeton “infOSport.mk”.

Ky i fundit luajti titullarë, njëjtë sikurse dhe bashkëqytetari i tij, Taulant Seferi, i cili  u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë nga ana e Rej Manajt.

Ndryshe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Shqipëria 2, Kosova 1, e vendosi Vedat Muriqi nga pika e bardhë, të cilën e kishte përfituar vetë në minutën e 85-të pas një dueli që pati me Çepele në zonën e “kuqezinjëve”.

Leave a Reply