Fitorja e parë e Shqipërisë përballë vëllezërve të Kosovës

Fitorja e sotme e Kombëtares së Shqipërisë, ishte e para në përballjet ndaj Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Ishte kjo ndeshja e tretë mes dy përfaqësueseve me të njëjtin komb, e që këtë herë ishin ngjyrat e vërteta “kuqezi” që triumfuan me rezultatin 2:1.

Skena ishte e tëra për lojtarët sulmues, pasi në njërën anë shënuan Balaj dhe Uzuni për Shqipërinë, derisa në anën tjetër realizoi Vedat Muriqi.

Kujtojmë Shqipërisë dhe Kosova për herë të parë ishin takuar me 13 nëntor të vitit 2015-të në Prishtinë, kur kishin barazuar 2:2, ndërsa herën e dytë ishin takuar në Zvicër, kur Kosova kishte shënuar fitore 3:0.

Takimi i sotëm i zhvilluar në “Elbasan Arena” të dyja këtyre përfaqësueseve u shërbeu si parapërgatitje për dy ndeshjet e fundit të nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve, me Shqipërisë që ende shpreson për vendin e parë në grupin 4 të Ligës “C”.

Kësisoj “Kuqezinjtë” më 15 nëntor do të luajnë ndaj Kazakistanit, teksa më 18 nëntor ndaj Bjellorusisë. Shqipëria që të dyja ndeshjet do ti zhvillojë si vendas dhe me shpresë se do të marrë maksimumin e pikëve, që do ju jepte atyre shpresa për vendin e parë, që aktualisht mbahet nga Bjellorusia me 7 pikë, dy më shumë se skuadra e Edi Rejës, transmeton “infOSport.mk”.

Në anën tjetër “Dardanët” më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor në Prishtinë do të mirëpresin Moldavinë, me çka edhe do të mbyllin këtë cikël të garave në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply