Reagimi i futbollistëve të Kosovës gjatë himnit kombëtarë meriton shumë respekt (VIDEO)

Një nga pjesët më emocionuese të vëllazërores së sotme midis Shqipërisë dhe Kosovës, pa dyshim se ishte ishte pjesa e himnit kombëtar.

Në momentin që në stadiumin e “Elbasan Arena” nisi dhe dëgjoheshin fjalët e himnit kombëtarë, futbollistët e përfaqësueses së Kosovës sigurisht se nuk mund të qëndronin indiferentë.

11-titullarët “Dardan” vendosën dorën në zemër dhe respektuan maksimalisht himnin shqipëtar duke krijuar një fotografi shumë të bukur për të treguar se në fund vërtet bëhet fjalë vetëm për një ndeshje vëllazërore, pavarëisht nga dëshira për të treguar më të mirën në fushë dhe për të fituar në fund të 90 minutave, që fitues panë Shqipërinë.

“Kuqezinjtë” e Edi Rejës shënuan fitore 2:1 falë golave të shënuar nga Balaj dhe Uzuni, derisa golin e vetëm për Kosovën e realizoi sulmuesi i Lacios, Vedat Muriqi.

Leave a Reply