Lajm i mirë për Rrahmanin, Kulibali largohet nga Napoli!

Liverpulli ka shfaqur sërish interesim për qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidu Kulibali. Është ky një lajm i mirë edhe për mbrojtësin shqiptarë, Amir Rrahmani, i cili këtë verë u transferua te Napoli, mirëpo duke mos arritur të debutojë, për shkak të mbrojtësit senegalez, i cili po luan në formë të jashtëzakonshme.

Kulibali shihet si zgjedhja e parë për Liverpullin e Jurgen Klop, sidomos pas dëmtimit të Virxhil Van Dajk. Megjithatë Liverpulli nuk është skuadra e vetme që interesohet për senegalezin, pasi janë edhe dy skuadrat tjera gjigande nga Anglia, Mançester Siti dhe Mançester Junajted, që tashmë një kohë më të gjatë po përcjellin mbrojtësin napolitan.

Madje pikërisht interesimi i shumë skuadrave bëri që drejtuesit e Napolit të reagojnë shumë muaj më parë, duke siguruar shërbimet e Amir Rrahmanit, kapiteni të përfaqësueses së Kosovës, i cili ditë më parë edhe vetë e kishte pranuar se strategjia e drejtuesve të Napolit kishte qenë që të shesin këtë verë Kulibalin dhe ti japin shansin pikërisht futbollistit shqiptarë, i cili duket si i pafat, kjo edhe për shkak pandemisë “Covid 19” dhe krizës financiare që i ka kapluar shumë skuadra.

70 milion euro është shuma që kërkon De Laurentis për shërbimet e Kulibalit, i cili me Napolin është i lidhur deri në vitin 2023.

Leave a Reply