Milani nis bisedimet me Çalhanoglun, por Juventusi ende shpreson!

Milani dhe Hakan Çalhanoglu kanë rënë dakord për të zhvilluar bisedime për rinovimin e kontratës mirëpo arritja e një marrëveshjeje mes tyre duket akoma larg.

Mbrëmë Paolo Maldini konfirmoi që skuadra e tij ka dëshirë që të arrijë një marrëveshje të re me mesfushorin turk, duke insistuar që futbollisti është i qetë duke marrë parasysh faktin që nuk kanë arritur marrëveshje deri më tani.

E gjithë këtë situatë nga afër po e përcjellë skuadra e Juventusit e cila po mendon për transferimin e tij në qoftë se “kuqezinjtë” nuk arrijnë një marrëveshje të re me turkun.

Leave a Reply