Asani mund të largohet nga Partizani!

Jasir Asani mund të largohet nga skuadra e Partizanit. Disa postime të tij të fundit në rrjetet sociale, kanë ngritur disa hije dyshimi sa i takon së ardhmes së shkupjanit 25-vjeçar.

Te Partizani, Asani ka disa ndeshje që nuk luan titullar, edhe pse është rikuperuar dhe ka qëndruar në stol.

Madje as në sfidën e fundit kundër Vllaznisë nuk u preferua nga minuta e parë nga ana e trajnerit Ilir Daja.

Asani ka shënuar vetëm një gol deri më tani në Superiore, dhe atë me penallti që në javën e parë kundër Kastriotit.

Ndoshta edhe vetë Asani nuk e kishte menduar një nisje kaq të ngadaltë dhe duket se ujërat janë trazuar disi në kampin e kuq. Asani ka publikuar ditën e djeshme një foto me agjentin e tij Aleksandar Jovkov, ndërsa kjo mund të sjellë edhe te një lëvizje tjetër e futbollistit shkupjan, pavarësisht se në një intervistë të tij pak kohë më parë, kishte deklaruar se “demat e kuq” janë ekipi më i mirë në Shqipëri dhe nuk e mendon kurrsesi largimin, vetëm në rast se i ofrohet një kontratë jashtë Shqipërie!

Leave a Reply