Super Maldini, 2021 e nis me klas, transferon dyshen e Napolit!

Për Milanin 2020-ta ishte një vit fantastik. Rossonerët e mbyllën vitin në krye të Serie A dhe janë në formë të shkëlqyeshme.

Ata besojnë te titulli dhe drejtuesit janë të gatshëm të bëjnë disa goditje në merkaton e janarit për ta përforcuar skuadrën.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, drejtori i Milanit, Paolo Maldini synon transferimin e dyshes së Napolit.

Bëhet fjalë për Arkadiush Milik dhe Nikola Maksimoviç. Dyshes i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk bëjnë pjesë në planet e Gatuzos.

De Laurentiis njihet si një negociator i vështirë, mirëpo Napoli rrezikon ti humbasë ata me parametra zero verën e ardhshme.

Milik shihet si përforcimi ideal për vijën e sulmit, ndërsa Maksimoviç për vijën e mbrojtjes.

Milan planifikon të ofrojë 20 milionë euro për dyshen, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Leave a Reply