Ronaldo futbollisti më i popullarizuar në Instagram, lë shumë mbrapa Messin

Sulmuesi i Juventusit dhe kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo, është personazhi i parë që ka 250 milion ndjekës në Instagram.

Profili i portugezit 35-vjeçar është i dyti më i popullarizuar në Instagram, me 250.6 milion ndjekës, menjëherë pas vetë faqes zyrtare të këtij rrjeti social, që ka 382 milion ndjekës.

Futbollisti më i popullarizuar në Instagram pas Kristiano Ronaldos, është ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, që ka 175 milion fansa.

Leave a Reply