Zhang flet për shitjen eventuale të Interit!

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka mohuar zërat që raportonin se “Suning” po planifikon shitjen e Interit.

Ditën e djeshme qarkullonin lajme se “Suning”, grupi që ka në pronësi Interin, po planifikon shitjen e klubit nga Milano, por në mohim të këtyre zërave doli vetë presidenti i Interit, Steven Zhang.

Sipas “Tuttosport”, “Suning” kishte refuzuar një ofertë prej 800 milionë euro për shitjen e klubit.

Sipas artikullit, Interi do të kërkojë nga bankat një hua prej 375 milionë euro, kjo pasi ata kanë detyrime dhe borxhe që duhet shlyer deri në vitin 2022.

Në komunikatën e klubit, bëhet e ditur se Steven Zhang mohon kategorikisht shitjen e klubit nga “Suning”.

Leave a Reply