Lajm i mirë për Levanten, Bardhi shërohet plotësisht

Mesfushori shkupjan, Enis Bardhi, është shëruar plotësisht, teksa gjatë ditës së sotme i është bashkuar në stërvitje Levantes, ka raportuar gazeta spanjolle “As”.

Ai shpreson të jetë gati të kthehet në fushë për ndeshjen e së mërkurës ndaj Portugalete, ndeshje kjo e vlefshme për “Copa del Rey”.

Bardhi rikthehet kështu pas gati dy muaj, pas një lëndimi të pësuar në shpinë nëntorin e vitit të kaluar.

Ndeshjen e fundit për Levanten, Bardhi e kishte zhvilluar me 8 nëntor të vitit të kaluar. Këtë edicion me Levanten, Bardhi ka regjistruar 8 paraqitje, mirëpo duke mos arritur të shënojë ndonjë gol.

Leave a Reply