Dibrani Ujkan Muça pranë transferimit te FC Llapi!

Skuadra e Llapit me kryetrajnerin Tahir Batatina, njihet si një skuadër që ju jep shumë hapësira talentëve të rinj, teksa drejtuesit e skuadrës nga Podujeva së fundmi kanë shfaqur interesim edhe për talentin dibran, Ujkan Muça.

Siç mëson “infOSport.mk”,  Muça ndodhet në Kosovë dhe palët janë duke diskutuar çështjet e fundit para se të firmosin kontratë.

Problemi i vetëm mund të jetë kohëzgjatja e kontratës. Drejtuesit e Llapit talentit 20-vjeçar i kanë ofurar kontratë prej 3 deri në 5 vite, e që për momentin mban peng palët për të shtërnguar duart.

Ujkan Muça gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër futbollistët më aktiv te Korabi, ku rezultoi si golashënuesi i dytë te ekipi dibran me 3 gola të shënuar.

Leave a Reply