Partizani i prish punë Tiranës, futet në garë për Ferhan Hasanin!

Tashmë nuk është vetëm Tirana skuadra e vetme nga Superliga shqiptare që dëshiron shërbimet e Ferhan Hasanit, pasi së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i rivalëve të Partizanit, njofton “infOSport.mk”.

Pasi sot nga KAS mësuan lajmin e mirë, atë të zhbllokimit të kontratës, nga tabori i Partizanit menjëherë kanë përveshur krahët. “Demat e Kuq” njohin mirë kualitetet e Ferhan Hasanit, ndërsa problem pritet të jetë vetëm paga e lartë që kërkon ish kapiteni i Shkëndijës.

Jo zyrtarisht Tirana i kishte ofruar një pagë mujore prej 12 mijë eurosh, mirëpo edhe kjo nuk ka bindur Hasanin për të ju thënë “PO” kampionëve të Shqipërisë,  ndërsa kjo tashmë ju ka hapur rrugë edhe ish kampionëve të Partizanit, që shpresojnë se me një merkato cilësore në janar, në pjesën e dytë të kampionatit të luajnë një rol të rëndësishëm në Superligën shqiptare, aty ku për momentin ndodhen në pozitën e tretë me 19 pikë, 7 më pak se skuadra kryesuese e Vllaznisë.

Leave a Reply