Stenio Zhunior del në skenë, rikthehet në futbollin ballkanas!

Ish futbollisti i Shkëndijës, Stenio Zhunior, mund të rikthehet sërish për të luajtur në futbollin ballkanas. Për shërbimet e brazilianit së fundmi interes kanë shfaqur dy skuadrat nga Superliga shqiptare, Kukësi dhe Partizani, me këta të fundit që tashmë mund të bëjnë merkato, pas vendimit të fundit të CAS që të zhbllokojë merkaton e “Demave të Kuq”, njofton “infOSport.mk”.

Zhunior për plotë 6 vite ishte pjesë e Shkëndijës, nga e cila skuadër janarin e këtij viti u largua drejt futbollit letonez, duke nënshkruar me ekipin e Riga.

Megjithatë vetëm pas një viti të kaluar, Zhunior, mbylli aventurën me skuadrën letoneze, dhe tashmë është një agjent i lirë.

Ai te Shkëndija kishte ardhur janarin e vitit 2014-të, ndërsa brenda 6 viteve i njëjti me fanellën “kuqezi” zvilloi plotë 196 ndeshje, duke regjistruar 45 gola dhe 54 asistime.

Pikërisht paraqitjet e tij me Shkëndijën, kanë bërë që drejtuesit e Partizanit dhe Kukësit të kërkojnë angazhimin e tij, për më tepër që ky është një futbollistë i lirë dhe se me të duhet të mirren vesh vetëm për pagën e tij mujore.

Kujtojmë për shërbimet e tij, Shkëndija në vitin 2014-të i kishte paguar 50 mijë euro skuadrës bullgare të Liteks Loveç.

Leave a Reply