Bajerni i Munihut huazon Dajakun te një nga skukadrat e Bundesligës!

Bajerni i Munihut ka vendosur që ta huazojë Leon Dajakun te një nga skuadrat e Bundesligës, me qëllim që i njëjti të përfitojë më shumë përvojë nga ndeshjet e elitës gjermane, përcjellë “infOSport.mk”.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, 19-vjeçari shqiptarë do të huazohet te skuadra e Union Berlin, që këtë edicion po bënë shumë mirë në Bundesligë, duke figuruar shumë lartë në tabelën e klasifikimit (vendi i katërt).

Dajaku te Bajerni i Munihut erdhi verën e vitit 2019 nga ekipi i Shtutgartit si një talent shumë premtues dhe me të ardhme të madhe, por deri më tani ai nuk arriti të depërtojë mes yjeve dhe të fitojë minuta në ekipin e parë.

Që nga ardhja e tij, Dajaku ka luajtur vetëm 4 ndeshje në Bundesliga me ekipin e parë të Bajernit, pa mundur të lërë gjurmë.

Ndërkohë me Bajern Munih II në ligën e tretë gjermane, Dajaku numëron  43 ndeshje dhe 7 gola.

Ndryshe Dajaku me Bajernin e Munihut ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2023.

 

Leave a Reply