Fitorja në derbi shton apetitet e Partizanit, gati firma me Ferhan Hasanin!

Fitorja e madhe në derbin e përjetshëm kundër Tiranës, ka shtuar apetitet e Partizanit, drejtuesit e së cilës skuadër mе çdo kusht tashmë kërkojnë transferimin e tetovarit, Ferhan Hasani.

Informacionet të afërta me “infOSport.mk” zbulojnë se “Buba” është takuar sot me drejtuesit e Partizanit dhe me shumë gjasa i njëjti së shpejti do të veshë fanellën e “Demave të Kuq”.

Këtë herë ka qenë vetë drejtori i Partizanit, Olsi Rama, që ka zhvilluar bsedimet e drejtëpërdrejta me Ferhan Hasanin, edhe atë për rreth dy orë të plota, duke i bërë ofertën e radhës fantazistit tetovar.

Ky i fundit ka kërkuar një çmim shumë të lartë për kushtet e Superligës shqiptare, teksa drejtuesit e Partizanit do pajtoheshin t’ia paguanin atë shumë, vetëm nëse në fund skuadra e tyre do të shpallej kampione.

Pas 15 xhirove të para, Partizani me 26 pikë renditet në pozitën e dytë, mirëpo ka 9 pikë më pak se Vllaznia e vendit të parë, aty ku me mjaft sukses po paraqitet treshja e futbollistëve nga Maqedonia, Mevlan Adili, Demir Imeri dhe Aleksandar Isaevski.

Leave a Reply