Pas Leard Sadriut, Skënderbeu huazon edhe një tjetër emër nga Shkëndija

Skënderbeu i Korçës që nuk po kalon aspak momente të mira në Superligën shqiptare ka huazuar edhe një tjetër lojtar nga rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Kujtojmë skuadra e Julian Ahamtaj ditë më parë nga rradhët e skuadrës tetovare huazoi mbrojtësin e talentuar kosovar, Leard Sadriu, i cili debutoi me Laçin në Superligën shqiptare, ndërsa tashmë së fundmi korçarët kanë huazuar edhe portierin Bekim Rexhepi.

Ky i fundit nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Ernest Gjoka, ndërsa drejtuesit “kuqezi” për të mos e humbasur atë, kanë vendosur që të njëjtën ta huazojnë për 6 muaj te skuadra e Skënderbeut.

Kujtojmë i njëjti fillimisht ishte huazuar te skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani, mirëpo për shkak të disa problemeve që pati skuadra kosovare, i njëjti nuk mundeshe që të regjistrohet dhe i rikthye sërish te Shkëndija.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme “kuqezinjtë” sërish njoftuan për huazimin e tij, këtë herë te Skënderbeu, që pas 15 xhirove të para ndodhet në pozitën e fundit. (infOSport.mk)

Leave a Reply