Kush është Kamer Qaka, futbollisti më i ri i Shkëndijës!

Shkëndija edhe zyrtarisht ka bërë për vete reprezentuesin e përkohshëm, Kamer Qaka. Bëhet fjalë për një futbollistë me origjinë nga Peja, i cili që në moshën dy vjeçare bashkë me familjen e tij ishte shpërngulur në Norvegji, transmeton “infOSport.mk”.

Me futboll kishte nisur te Valerenga, ndërsa në Norvegji është paraqitur edhe me Raufoss, Hønefoss, Kristiansund dhe Kongsvinger, ndërsa në vitin 2017 për herë të parë transferohet në Rumani, fillimisht te Politehnica Iasi, për të bërë më pas në vitin 2018 lëvizjen e madhe drejt Steaua Bukuresht.

Universitatea Craiova është skuadra e tretë rumune ku ka luajtur Qaka, për të vendosur tashmë të luajë në elitën e futbollit tonë me skuadrën e Shkëndijës.

Qaka ishte anëtarë i rregullt i përfaqësueseve U17, U18 dhe U19 të Norvegjisë, mirëpo në kategori të seniorëve vendosi të përfaqësojë Shqipërinë, duke regjistruar 4 paraqitje me kombëtaren kuqezi në kohën kur seleksionues ishte Kristian Panuçi. Ndryshe Kamer Qaka bëhet përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë merkato, ndërsa menjëherë pas firmosjes së kontratës i njëjti ka udhëtuar drejt Turqisë ku do të bashkohet me grupin në fazën përgatitore në Antalia, aty ku Shkëndija e Ernest Gjokës sot zhvilloi takimin e parë kontrollues kundër ukrainasve të Zorya Luhansk (1:1).

Leave a Reply