Panik te PSZH-ja, në prag të ndeshjes me Realin dëmtohet edhe Mbape

Panik te Paris Sen Zhermeni në prag të takimit shumë të rëndësishëm kundër Realit të Madridit në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian. Pas yllit të parë të skuadrës Nejmar, i cili pritet që të operohet këtë fundjavë në Brazil dhe që i kushtoi skuadrës parisiene plotë 222 milion euro, edhe ylli i dytë i skuadrës në vlerë prej 180 milion eurove, Kilian Mbape, mund të mungojë për ndeshjen e 6 marsit.

Mbape u zëvendësua mbrëmë i dëmtuar në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Francës ndaj Olimpikut të Marsejës, dhe është në dyshim të fortë për takimin e mesjavës së ardhdhme.

Futbollisti u la në dhomat e xhveshjeve në pushimin e ndeshjes së mbrëmshme, ndërsa sipas mediave franceze, shkak është një dëmtim që ai ka pësuar gjatë pjesës së parë të takimit.

Mbape ka qenë në formë të shkëlqyer në këtë sezon me parisienët, duke shënuar 16 gola, dhe duke asistuar në 11 gola të tjerë. Këto shifra bënë që ai të dëshmojë veten dhe të arsyetojë epitetin e një  futbollisti shumë premtues botëror, ndaj mungesa e tij mundshme dhe ajo zyrtare e Nejmar ndaj Realit të Madridit, ul ndjeshëm shanset e pariseinëve për përmbysjen e rezultatit 3:1 të sfidës së parë dhe kalimin për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve Europian.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply