Ish-futbollisti i Real Madridit del në gjyq, akuzohet për pornografi me fëmijë

Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Gjermanisë, Kristof Metzelder do të përballet me gjyq. Kristof Metzelder do të duhet të paraqitet në Gjykatën e Dyzeldorfit më 29 Prill pasi u akuzua për posedim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve.

Ish-qendërmbrojtësi i Real Madridit është akuzuar për posedim të materialit pornografik, si dhe se kishte porositur një person tjetër për t’i siguruar atij një material të tillë në 29 raste.

Metzelder thuhet se ka pranuar akuza të caktuara në lidhje me posedimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve në pyetjet e mëparshme.

Leave a Reply