Gjoka flet për 3 përforcimet e janarit, tregon arsyen pse nuk luajtën titullarë ndaj Sileksit

Shkëndija të dielën mundi Sileksin, ndërsa edhe përkundër emrave të rëndësishëm që transferuan gjatë merkatos së dimrit, si Kamer Qaka, Rubin Hebaj dhe Ivan Da Silva, që të tre nuk morrën besimin e trajnerit Ernest Gjoka për të luajtur që nga minuta e parë. Strategu shqiptarë tregoi edhe arsyen për një vendim të tillë.

“Unë mendoj se të tre lojtarët që kemi sjellë sivjet në këtë fazë mendoj se janë cilësorë, por që duhet patjetër kohë për përshtatje. Ju e patë Qakën që vjen nga futboll ndryshe, nga terrene ndryshe dhe sot në 10-të minutat e para nuk po dinte ku ishte topi dhe realisht nuk ka faj. Duhet përshtatje dhe këtë nuk mund ta bëjmë përnjëherë, do e bëjmë gradualisht. Dhe jo vetëm Qaka nga i cili presim shumë më shumë, por edhe nga Rubini (Hebaj) dhe Da Silva presim shumë. Janë tre ndrime apo tre përforcime nga të cilët do të kemi mundësi të marrim edhe oksigjen në skuadër por edhe do të kemi edhe cilësi më shumë. Duhet vetëm të durojmë, pasi mendoj se kemi sjellë lojtarë që do ta ndihmojnë shumë Shkëndijën.” – u shpreh Ernest Gjoka për faqen zyrtare të klubit.

Leave a Reply