Ramos: Edhe 70 mln euro të më jepnin në vit, nuk do luaja për Barcelonën

Serhio Ramos dhe Real Madridi janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Kapiteni i “madrilenëve”  gjatë verës mund të luaj me një skuadër të re, ndërsa i njëjti pranon se asnjëherë nuk do të pranonte të luante për Barcelonën.

Një gjë të tillë Ramos potencoi në konferencën e organizuar për publikimin e dokumentarit “Legjenda e Sergio Ramos”, që të gjithë do të mund ta shohin në Amazon.

“Unë kurrë nuk do të luaja për Barcelonën. Nuk do ta bëja diçka të tillë as për 50 milion euro në vit, as për 70 milion. Janë disa gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë kurrë. Është e pamundur”, është shprehur Ramos, i cili në konferencë ka folur për tema të ndryshme.

Leave a Reply