Avni Rustemi: Isha në cilësinë e zv. drejtorit të ARSM-së, mbështes proceset demokratike dhe uroj Sejdinin për detyrën në krye të FFM-së

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot rizgjedhi për president Muamed Sejdinin në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor të mbajtur në Shkup. Agjencia për Rini dhe Sport, ditën e djeshme bëri të ditur përmes një komunikate se nuk do merr pjesë në këtë Kuvend dhe për institucionin e tyre nuk do të jetë legjitim.

Mirëpo në Kuvendin e sotëm të FFM-së, i pranishëm ishte zëvendes drejtori i ARSM-së, Avni Rustemi, ndërsa nga ana tjetër drejtori i ARSM-së, Naumçe Mojsovksi në një prononcim pasdite pas Kuvendit, ka deklaruar se Rustemi nuk ka qenë i pranishëm si një zyrtar i Agjencisë që ai drejton.

Megjithatë, Rustemi i ka mohuar të gjitha këto deklarime, duke reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në fejsbuk, në të cilin tregon se ka qenë i pranishëm në cilësinë e zv. drejtorit të institucionit të tij.

Postimi i plotë i Avni Rustemit

Në cilësinë e zv. drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport, me ftesë nga Federata e futbollit të Maqedonisë, mora pjesë në kuvendin zgjedhor të organizuar nga FFM, ku Muamed Sejdini u zgjodh me mandat katër vjeçar në krye të këtij institucioni.

Padyshim, unë do të jemi çdoherë i pranishëm aty ku është e nevojshme, pa hezitim! Prania ime në këtë ngjarje është dëshmi e mbështetjes të proceseve demokratike, ku dhe shpreh mirënjohjen time dhe inkurajoi Federatën për punën që bën për zhvillim të sportit në vend.  

Përgëzoj kryetarin e Federatës së Futbollit z. Muamed Sejdini për detyrën në krye të federatës, uroj që futbolli të avancohet si në arenën kombëtare, gjithashtu edhe në arenën ndërkombëtare, dhe që këtë përkushtim ta kthejë në krenari për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply