PSZh-ja akoma e interesuar për Dele Alli!

Paris Sen Zhermen akoma nuk ka hequr dorë nga mundësia për të nënshkruar me Dele Alli.

Përkundër faktit që dështuan ta transferonin atë gjatë afatit kalimtar të janarit, skuadra pariziene është e vendosur që gjatë kësaj vere ta sjellë yllin e Totenhamit në ‘Parkun e Princërve’.

Alli nuk është emri i vetëm që po kërkohet nga PSZh-ja pasi edhe mesfushori i Lacios, Sergej Milinkoviç-Saviç është në radarët e kampionëve të Francës pasi janë në kërkim edhe të një mesfushori me tipare mbrojtësi si të serbit.

Leave a Reply