Totre i Shkëndijës ftohet nga Maqedonia U21

Mesfushori i talentuar i Shkëndijës, Ennur Totre do të jetë pjesë e Maqedonisë U21 për dy takimet e ardhshme eliminatore. Lajmin e bënë të ditur vetë faqja zyrtare e Shkëndijës, te e cila skuadër ka edhe shumë talentë të tjerë, të cilët me kalimin e kohës pritet të marrin një ftesë, njëjtë sikurse bashkëlojtari i tyre, Totre.

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë gjatë muajit tetor do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të ciklit kualifikues për Kampionatin Europian për të rinjë, edhe atë më 12 tetor në qytetin Tulla fillimisht do të përballet me Rusinë, që më pas katër ditë më vonë (16 tetor) në Shkup të mirëpresin përfaqësuesen e Gjibraltarit U21.

Shpresat e Maqedonisë bëjnë pjesë në grupin e 7-të, ku në 8 ndeshje kanë grumbulluar vetëm 4 pikë, duke u renditur në pozitën e parafundt në grup, ku përveç dy kundërshtarëve të ardhshëm, Rusisë dhe Gjibraltarit, bëjnë pjesë edhe Serbia, Austria dhe Armenia.

Leave a Reply