FC Shkupi të dielën miqësore me liderët e Ligës së Dytë – Perëndim

FC Shkupi të dielën do të zhvillojë një miqësore luksi, që skuadrës së trajnerit Hasan Ozer do i shërbejë si ndeshje kampionale, duke pasur parasysh se zhvillohet në termin të zakonshëm, me qëllim që “bardhekaltërit” të mos e humbasin ritmin garues, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i skuadrës nga Çairi do të jetë ekipi i Skopjes, aktualisht lider në Ligën e Dytë – Perëndim.

Kjo ndeshje do të jetë një mundësi e mirë për trajnerët Hasan Ozer  dhe Lupço Markovski, për të testuar formën e skuadrave të tyre, por njëkohësisht për tu dhënë shansin edhe futbollistëve të cilët nuk kishin shumë hapësirë në ndeshjet kampionale.

Dueli Shkupi – “Skopje” do të luhet të dielën me fillim në orën 15:00, në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari, ndërsa shkaku i situatës me pandeminë COVID19, edhe kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e shikuesve.

Leave a Reply