Skandal, emri i Kosovës nuk figuron fare në tabelë nga mediat spanjolle

Në fillim ishte vetë shteti i Spanjës i cili nuk e pranonte flamurin dhe himnin e Kosovës në stadium, e tani edhe mediat spanjolle si duket po kanë probleme me emrin e Kosovës.

E gjitha kjo për shkak se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, ku sipas tyre “Dardanët” ngjasojnë me regjionin e Katalunisë në Spanjë.

Skandali i fundit është nga gazeta e njohur sportive “AS”, e cila ka publikuar tabelën e Grupit B në faqen e tyre zyrtare, ku shkurtesa e Kosovës nuk vërehet në renditje, vetëm flamuri.

Ndeshja Spanjë-Kosovë do të zhvillohet në Sevilja me datën 31 mars, ndërkaq ka pasur rezistenca të shumta nga shteti spanjoll për përdorimin e flamurit dhe himnit të Kosovës para ndeshjes, ku më pas ka pranuar që të respektohet rregullorja e FIFA-s.

Leave a Reply