Dajaku me këtë vendim zhgënjen gjithë shqiptarët!

Sulmuesi i Bajernit të Munihut, Leon Dajaku në të ardhmen nuk do të përfaqësojë Kosovën, apo edhe kombëtaren shqiptare, pasi tashmë i njëjtë ka bërë zgjedhjen e tij.

Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Kosova, që aktualisht luan në formë huazimi nga Bajerni i Munihut te  skuadra e Union Berlinit, së fundmi në një intervistë për kanalin zyrtar të kësaj skuadre, është pyetur për përfaqësimin e tij në Kombëtare.

Edhe pse ende kishte shpresa se mund të vishte ndonjërën prej fanellave të ekipeve përfaqësuese shqiptare, Dajaku ka konfirmuar se ka zgjedhur Kombëtaren e Gjermanisë.

“Futbolli është gjithçka në jetën time”, – është shprehur fillimisht Dajaku.

“Jam duke dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj të luaj edhe në nivelin ndërkombëtar”, – u shpreh Dajaku.

Ndërsa i pyetur për zgjedhjen e tij në nivel kombëtarë, përgjigjja e tij ishte shumë e prerë: “Kam zgjedhur Gjermaninë”.

Leave a Reply