Derbi shqiptarë mbyllet në paqe, Renova rikthehet me një pikë të madhe nga Strumica

Struga Trim Lum edhe përkundër dëshirës së madhe dhe dominimit që kishte në ndeshjen ndaj FC Shkupit, në fund duheshe të pajtohet me vetëm një pikë nga kjo ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar në qytetin e bukur të Strugës midis dy skuadrave shqiptare u mbyll me barazim pa gola, ndërsa kjo bëri që Struga Trim Lum të bëjë një hap mbrapa drejt Europës, kjo për faktin se rivali i drejtëpërdrejtë, Makedonija GJ.P mundi Pelisterin, duke u shkëputur në 3 pikë ndaj skuadrës së Srgjan Zaharievskit.

Me barazim, mirëpo me nga një gol të shënuar u mbyll ndeshja në Strumicë midis Akademia Pandevit dhe Renovës. Me këtë barazim që të dyja skuadrat do të vazhdojnë luftën për mbijetesë.

Ishin vendasit e Akademia Pandev që kaluan të parët në epërsi në këtë ndeshje, falë golit të shënuar nga Daniel Milovanoviç në minutën e 24-të, ndërsa një pikë shumë të vlefshme Renovës i’a siguroi sulmuesi Remzifaik Selmani.

Ky i fundit në lojë u inkuadrua vetëm në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa golin e tij të 8-të sezonal e realizoi vetëm pas 3 minutave të kaluara në fushën e blertë.

Renova kur kanë mbetur edhe 3 xhiro deri në fund të kampionatit, renditet në pozitën e 10-të me 32 pikë të tubuara, ndërkohë Akademia Pandev me 35 pikë mban pozitën e 9-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply