Sedlloski: Qëndrojmë fortë me këmbë në tokë, ka mbaruar vetëm pjesa e parë

Edhe përkundër fitores 2:0 ndaj Llapit  sonte në arenën “Todor Proeski”, trajneri i FC Shkupit, Goce Sedlloski, thotë se skuadra duhet qëndruar me këmbë në tokë, pasi asgjë nuk ka përfunduar dhe se në Prishtinë duhet të vuloset fitorja e përgjithshme.

“Që para fillimit të këtij takimi pata thënë se na pret një ndeshje e vështirë kundër Llapit. Mendoj se me meritë e fituam këtë ndeshje, megjithatë mendoj se kjo është vetëm pjesa e parë. Qëndrojmë fortë në tokë, pasi siç dihet kemi edhe një ndeshje për të luajtur. Në atë ndeshje na pret një ndeshje e vështirë, mirëpo duke pasur parasysh se ekipin që kisha ishte bashkë vetëm dy javë, mendoj se kemi kohë për tu përmirësuar ende në këto 7 ditë të ardhshme, me qëllim që të luajmë një ndeshje edhe më të mirë në Prishtinë” – u shpreh Goce Sedlloski pas përfundimit të ndeshjes me Llapin

Kujtojmë fituesi nga përballja FC Shkupi – Llapi, në raundin e dytë kualifikues të Liga Europa do të luaj me ekipin portugez të Santa Klara. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply