Ish futbollisti i Shkëndijës i bashkohet Kukësit!

Tashmë nuk ka asnjë dyshim! Ish futbollisti i Shkëndijës, Shqipërim Taipi sezonin e ri do të luaj me Kukësin. Marrëveshja mes palëve është arritur, me ç’rast Shqiprimi bashkohet me vëllain e tij më të madh, Gjelbërimin Taipin, që gjithashtu në të kaluarën kishte luajtur me Shkëndijën.

Shqiprim Taipi, i cili së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut, me fanellën e Kukësit pritet të prezantohet në orët në vijim.

Prej kohësh Kukësi kërkonte shërbimet e 24-vjeçarit, teksa marrëveshja përfundimtare, siç raportojnë mediat në Shqipëri, u arrit vetëm ditën e sotme.

Një ndikim të madh në këtë transferim ka padyshim edhe Gjelbërim Taipi, i cili bindi vëllain t’i bashkohej skuadrës kuksiane, që në sezonin e ri do të udhëhiqet nga strategu italian, Diego Longo.

Leave a Reply