Zherome Boateng shpallet fajtor!

Futbollisti gjerman, Zherome Boateng, është shpallur fajtor për dhunë ndaj ish-partneres së tij dhe është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 1.8 milionë eurosh.

Mbrojtësi i Lionit kishte mohuar të ketë plagosur nënën e vajzave të tij binjake gjatë një grindjeje në pushime në vitin 2018, por gjykata e gjeti fajtor.

E dëmtuara i tha gjykatës si ish-mbrojtësi i Bajernit të Munihut e kishte goditur me grusht aq fort, saqë humbi frymën për një moment.

Në dëshminë e tij, Boateng tregoi një version tjetër të ngjarjes. Sipas ligjeve të dhunës në familje në Gjermani, ai mund të ishte burgosur deri në pesë vjet.

I veshur me një kostum blu të errët, Boateng mbërriti në gjykatë me avokatin e tij Kai Ëalden.

Dënimi me gjobë mund të konsiderohet se “fitore” për Boatengun, i cili shmangu burgun dhe ndërprerjen e karrierës së futbollist.

Leave a Reply