Bardhi mund ti mungojë Levantes, pësoi një dëmtim kundër Rumanisë

Një nga futbollistët më të mirë te përfaqësuesja e Maqedonisë, Enis Bardhi, edhe ndaj Rumanisë bëri një super paraqitje, mirëpo sërish mungoi goli nga ana e futbollistit të Levantes, i cili madje në fundin e takimit thuhet të ketë pësuar një dëmtim.

Bardhi pas një dueli me njërin prej futbollistëve rumun kishte dëmtuar pjesën e pasme të kofshës, ndaj thuhet se i njëjti mund ti mungojë Levantes për ndeshjen e fundjavës në La Liga.

Një gjë të tillë pohojnë mediat në Spanjë, që shkruajnë se Bardhi i dëmtuar është kthyer në Valencia, mirëpo ende nuk dihet serioziteti i dëmtimit.

Stafi i mjekëve të skuadrës së Levantes gjatë këtyre ditëve do të bëjë analizat e duhura për të vërtetuar edhe shkallën e dëmtimit dhe mungesën eventuale të Enis Bardhit.

Levante të shtunën në kukadër të javës së katërt në La Liga në terren vendas do të mirëpret Rajo Valjekanon e Ivan Balliut dhe Stole Dimitrievskit. (infOSport.mk)

Leave a Reply