Konkurrenca e madhe te FC Shkupi, por edhe nevoja për tu kalitur edhe më shumë në kategorinë e seniorëve, ka bërë që talenti Aleksandar Gjrkovski të huazohet te Tikveshi, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë shumë të talentuar, që aktualisht është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, i cili te FC Shkupi erdhi gjatë merkatos së verës nga rradhët e Vardarit.
Ai te Tikveshi do të luaj për 6 muaj, që më pas të rikthehet sërish te FC Shkupi, drejtuesit e së cilës skuadër kanë shumë besim tek ai.