Shaqiri nuk mund të luaj në Ligën e Kampionëve, shkak vaksina!

Xherdan Shaqiri bëri një debutim fantastik me Lionin në Ligue 1, teksa dhuroi asist në golin e dytë përballë Strazburg, ndeshje në të cilën skuadra e tij shënoi fitore 3:1.

Ish mesfushori i Liverpullit shihet si një nga pikat kryesore të klubit, megjithatë 29 vjeçari nuk do të mund të ndihmojë Lionin në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.

Shkaku kryesor i mos grumbullimit të Shaqirit është vaksinimi me vetëm një dozë. Lioni do të përballet me Gllazgou Renxhers, ndërsa qeveria skoceze detyron personat e pavaksinuar me të dyja dozat të bëjnë karantinën 14 ditore.

Leave a Reply