Maqedonia mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve për edicionin 2022/2023

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka mësuar kundërshtarët e saj në kuadër të Ligës C të Kombeve, të vlefshme për edicionin 2022/2023, njofton “infOSport.mk”.

Ekipi përfaqësues futbollistik i vendit tonë do të bëjë gara në Grupin C2, së bashku edhe me Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.

Ndeshjet e këtij cikli të ri eliminatorë të Ligës së Kombeve do të nisin në qershor të vitit 2022, ndërsa qershorin e vitit të ardhshëm (2023) janë paraparë të zhvillohen ndeshjet finale të edicionit të ri të këtij kompeticioni në kuadër të UEFA-s.

Liga e Kombeve, Liga C
Maqedonia pjesë e grupit C4
Bullgaria
Maqedonia
Gjeorgjia
Gjibraltari

Leave a Reply