Fisnik Zuka ndahet me FC Shkupin!

Fisnik Zuka nuk do të jetë më pjesë e FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti i rritur te skuadra nga Çairi, largohet vetëm pas 6 muajve të kaluara me këtë klub, pasi në verë erdhi nga rradhët e Rabotniçkit.

Edhe pse kishte kontratë deri në fund të sezonit aktual, Zuka me marrëveshje të dyanshme prishi të njëjtën me drejtuesit e FC Shkupit.

Zuka gjatë stinorit vjeshtorë u paraqit në vetëm 2 ndeshje kampionale dhe 4 ndërkombëtare, dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet që 26-vjeçari vendosi ti thotë lamtumirë klubit të fëmijërisë, duke kërkuar tashmë një mjedis të ri, ku do të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Burime të afërta me “infOSport.mk” thonë se Zuka shumë shpejtë mund të bëhet me skuadër të re, pasi për shërbimet e tij interesohen 3 skuadra nga Liga e Parë, ndërsa gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që ai sërish të luaj në Superligën shqiptare, aty ku vite më parë mbante veshur fanellën e Flamurtarit nga Vlora.

Fisnik Zuka, përveç dy skuadrave shkupjane, FC Shkupit dhe Rabotniçkit, gjatë karrierës së tij në futbollin tonë vendor ka veshur gjithashtu edhe fanellën e Renovës nga Tetova. Ndryshe futbollisti i krahut të majtë të mbrojtjes, Fisnik Zuka, numëron gjithsej 137 ndeshje në kuadër të Ligës së Parë, aty ku ka regjistruar edhe 2 gola dhe 5 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply