Shkëndija transferon kushëririn e David Alaba të Real Madridit!

Shkëndija është në kërkim të futbollistëve të rinj, me të cilët do të tentonte titullin kampion në Ligën e Parë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra tetovare aktualisht mban epitetin e kampionit, mirëpo në rast se nuk mobilizohet mirë gjatë merkatos së janarit, të njëjtin mund ta humbas, duke pasur parasysh se stinorin vjeshtorë e mbylli me 8 pikë më pak se lideri, FC Shkupi.

Deri më tani në kampin “kuqezi” kanë ndodhur vetëm dy largime zyrtare, edhe pse priten edhe të tjera. Ndërkohë sa u përket përforcimeve, ato për momentin janë vetëm pezull, edhe pse nuk mungojnë emra.

Siç mëson “infOSport.mk”, së fundmi në pistë ka dalë sulmuesi nigerian me pasaportë angleze, Ronald Sobovale, ndryshe kushëriri i David Alabas, futbollistit aktual të Real Madridit.

Sobovale për momentin luan në futbollin kosovar me Malishevën. Ai në 8 ndeshje kampionale ka shënuar 2 gola, derisa një gol tjetër kishte shënuar edhe në kuadër të Kupës së Kosovës.

Ndryshe karriera e tij kishte nisur me të rinjët e Çelzit. Ai iu bashkua kësaj skuadre dhe qëndroi me ta deri në grup moshën 17-vjeçare, për të ndryshuar disa ekipe para se të vinte në Kosovë.

Nga Anglia Sobovale shkoi në Gjermani ku edhe pësoi një lëndim të rëndë. Ai u  mundua të kthehet sërish në nivele të larta të futbollit, duke provuar veten në Championship me skuadrat e Bërnsli dhe Midëllzbrou,ku edhe nuk munguan golat e shënuar nga ana e tij, mirëpo dëmtimi e bëri të veten dhe ai nuk mund të përballonte dot tempon e futbollit anglez.

Me të ardhur oferta nga FC Malisheva e Kosovës, Sobovale nuk kishte menduar dy herë, pasi përmes kësaj skuadre ai dëshiron sërish të rikthehet ai i vjetri. Ndërkohë siç mëson “infOSport.mk”, menaxherët e tij tashmë janë në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Shkëndijës, për ta transferuar atë në Tetovë, e më pas edhe në ndonjë klub europian. (infOSport.mk)

Leave a Reply