FC Shkupi regjistroi fitoren e rradhës në kampionat. Viktimë e “pëllumbave” nga Çairi ishte skuadra e Tikveshit, që në fund u mund me rezultatin 3:2. Edhe pse rezultati duket shumë i ngushtë, FC Shkupi në asnjë moment nuk e vuri në vështirësi fitoren, që ishte e 16-ta këtë edicion në 21 javë kampionat.
Në konferencën për shtyp të organizuar nga FC Shkupi pas përfundimit të ndeshjes, opinionin e tij dha edhe trajneri Goce Sedlloski, i cili tha se skuadra e tij në të ardhmen nuk duhet të pranoj aq lehtë gola.
“Sigurisht ishte një ndeshje e vështirë dhe sfiduese për ne edhe pse kishim epërsi minimale ne krijuam shumë mundësi në pjesën e parë dhe ju thash djemve në zhveshtore që duhet të jemi më të saktë para portës së kundërshtarit dhe atë e realizuan duke shënuar golin e rradhës. Ishte një lloj pa kujdesi nga ana jonë kur pranuam atë gol, nuk duhej të lejojmë në të ardhmen të pranojmë aq lehtë gola nga skuadrat kundërshtare. Fitore e merituar nga ana jonë dhe jam i lumtur me tre pikët e fituara, pasi që këto fitore bëjnë diferencën në kampionat. I uroj djelmoshave për punën dhe sakrificën që treguan sot” – tha kryetrajneri i FC Shkupit, Goce Sedlloski.
FC Shkupi në 21 javë kampionat ka tubuar 51 pikë, 10 më shumë se Shkëndija e vendit të dytë, ndërkohë javën që vjen skuadrën nga Çairi e pret një përballje tejet e vështirë në Tetovë përballë Renovës së Qatip Osmanit. (infOSport.mk)