Trajneri i Struga Trim Lum flet pas fitores ndaj Borecit në Veles

Struga Trim Lum ka regjistruar edhe fitoren e dytë rradhazi në dy transfertat e fundit kundër Borecit në Veles dhe gjithsej fitoren e tretë në 7 ndeshje kampionale ndaj kësaj skuadre, njofton “infOSport.mk”.

Njëjtë sikurse edhe në ndeshjen e prillit të vitit të kaluar, edhe sot, Struga Trim Lum regjistroi fitore minimale 1:0 përballë Borecit, skuadër kjo që megjithatë nuk u dorëzua deri në fund.

Ndryshe golin e fitores për ekipin strugan e realizoi Bunjamin Shabani në minutën e 51-të, që lirisht mund të themi se është goli i javës së 21-të.

“Gjithsesi se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për ne për pjesën e mbetur të sezonit, megjithatë më duhet ta pranojë se përballjë kishim një kundërshtarë shumë kualitativ që nuk dorëzohet deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit” – tha për faqen zyrtare të klubit strugan, kryetrajneri Srgjan Zaharievski.

Struga Trim Lum javën që vjen në terren vendas do të jetë një detyrë të vështirë përballë Makedonija GJ.P të Muharem Bajramit, skuadër kjo që është në një seri prej 5 fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat. (infOSport.mk)

Leave a Reply