Abramoviç kërkon 3 mln sterlina për shitjen e Çelzit!

Roman Abramoviç kërkon minimum 3 miliardë paundë për të shitur Çelzin.

Qarkullon një teori se mund të ketë një blerës amerikan, me anë të një fondi mbrojtës, por kjo zgjidhje duket se po largohet, për shkak të lidhjeve të Abramoviç me regjimin rus që po shkakton masakra në Ukrainë.

Një miliarder zviceran, Hansjorg Wyss, ka pohuar se atij i është ofruar mundësia për t’u bashkuar me një konsorcium me gjashtë ose shtatë investitorë të tjerë për të blerë Çelzin për shumën 2 miliardë stërlinave.

86-vjeçari, me një pasuri që vlerësohet rreth 4.3 miliardë stërlina, ka pranuar se është i interesuar të blejë klubin nga Roman Abramoviç, por vetëm si pjesë e një konsorciumi.

Miliarderi ruso-izraelit, Abramoviç, ka shprehur publikisht dëshirën për të mbajtur pronësinë e Çelzit, por kjo mund të jetë pothuajse e pamundur nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendos sanksione ndaj 55-vjeçarit.

Wyss ka pranuar se do të shqyrtojë detajet e çdo marrëveshjeje të mundshme për të blerë klubin nga “Stemford Brixh”, me çmimin e kërkuar që mendohet të shkojë përtej 2 miliardë stërlinave.

“Abramoviç po përpiqet të shesë të gjitha villat e tij në Angli, ai gjithashtu dëshiron ‘të heqë qafe’ sa më parë Çelzin”, – tha Wyss për gazetën zvicerane ‘Blick’.

“Unë dhe tre persona të tjerë morëm një ofertë të martën për të blerë Çelzin e Abramoviçit. Më duhet të pres katër deri në pesë ditë tani. Abramoviç aktualisht po kërkon shumë. E dini, Çelzi i detyrohet atij 2 miliardë stërlina, por ekipi anglez nuk ka para”.

Abramoviç u përpoq të tërhiqej nga administrimi i Çelzit të shtunën, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Manjati rus u përpoq t’ia linte administrimin e Çelzit administratorëve të fondacionit bamirës të klubit, por disa nga administratorët ngritën shqetësime mbi çështjet teknike.

Leave a Reply