Provokimi i Ballistëve, “Slloga Jugomagnat, Shvercerat Çair” e shkruar me kirilicë!? (VIDEO)

Pankarta që shihni në foto e që ishte shkruar me kirilicë, “Slloga Jugomagnat, Shvercerat Çair”, u ishte dedikuar tifozëve të FC Shkupit. Ishte ky një ngacmim i grupit të tifozëve të Shkëndijës “Ballistët”, të cilët tashmë disa vite me rradhë kanë mosmarrëveshje me tifo grupin shqiptarë nga Shkupi, shkruan “infOSport.mk”.

Kjo pankartë ishte vendosur në tribunën lindore të stadiumit të Tetovës, aty ku realisht duheshe të vendosen “Shvercerat”, të cilët u ndaluan në pikëpagesën Shkup-Tetovë.

Plotë 5 autobusë me tifoz të FC Shkupit ishin kthyer mbrapa, ndërsa njëkohësisht ishin kthyer edhe shumë vetura që sot i’a kishin mësyrë Tetovës për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.

Kështu festa mungoi në Tetovë, por “Shvercerat” megjithatë festuan në Çair, kur mirëpritën futbollistët e tyre në stadiumin e Çairit me këngë e flakadane, duke paralajmëruar që një javë më parë festën e madhe, e që ka të bëjë me titullin kampion, të parin pas plotë 21 viteve. (infOSport.mk)

Leave a Reply