Ja nga sa të holla do përfitojnë ekipet e Maqedonisë që do luajnë në Europë!

Maqedonia edhe këtë vit në garat europiane të futbollit do të prezantohet me 4 skuadra, njofton “infOSport.mk”. Kështu FC Shkupi, që pas plotë 21 viteve u shpall kampion, do të prezantojë Maqedoninë e Veriut në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërkohë 3 skuadrat tjera, Akademia Pandev, Shkëndija dhe Makedonija GJ.P, do të garojnë në eliminatoret e Ligës së Konferencës.

FC Shkupi për titullin kampion nga UEFA do të përfitojë 260.000 euro, ndërsa 100.000 të tjera për pjesëmarrje në xhiron e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Pra dy ndeshje, plotë 360 mijë euro në xhepat e “pëllumbave” nga Çairi, të cilët edhe në rast eliminimi që në xhiron e parë në kuadër të kompeticionit më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, ato do ti vazhdojnë garat direkt në raundin e dytë kualifkues të Ligës së Konferencës, ku do të përfitonin edhe plus 450.000 euro të tjera.

Pra në total 810.000 pas zhvillimit të 4 ndeshjeve, ndërsa çdo kalim në fazën tjetër, atyre do ju sjellin edhe qindra mijëra euro, ndërsa para shtesë skuadra nga Çairi gjithashtu do të mund të përfitojë edhe nga shitja e TV drejtave,por gjithsesi edhe shitja e biletave.

Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit si fituese e Kupës do të startojë direkt nga xhiroja e dytë në kuadër të Ligës së Konferencës, me ç’rast kjo skuadër që në start do të përfitojë 450.000 euro, shumë kjo që mund të rritet varësisht edhe nga rezultatet e arritura, por edhe mjeteve shtesë që mund të marrë kjo skuadër, ndërsa Akademia Pandev dhe Shkëndija  që do të luajnë në raundin e parë të Ligës së Konferencës, do të përfitojnë vetëm nga 250.000.

Kujtojmë Shkëndija bënë pjesë në mesin e skuadrave favorite dhe në xhiron e parë do të duhet të ketë një detyrë më të lehtë, ndërkohë e kundërta ndodh me Akademia Pandev, skuadër kjo që bënë pjesë në mesin e skuadrave jo favorite, që don të thotë se që në start do të ketë përballë një kundërshtarë më të fuqishëm se vetja.

Megjithatë futbollit nuk i dihet, pasi surprizat janë prezente, andaj edhe lirisht mund të themi se është sporti më i dashur dhe më i popullarizuar në gjihë Globin. (infOSport.mk)

Leave a Reply