Ja se si do të duken Liga e Parë dhe e Dytë në sezonin 2022/2023

Me zhvillimin e dy ndeshjeve të balotazhit të dielën, u konfirmuan edhe dy skuadrat e fundit që edhe sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së Parë, ndërsa mbeten të zbrazura dy vendet e fundit për në Ligën e Dytë, që nga edicioni i ardhshëm do të jetë e bashkuar në vetëm një ligë, që do të përbëhet nga gjithsej 16 skuadra, njofton “infOSport.mk”.

Liga e parë mbetet me 12 skuadra, këtë herë duke u pasuruar me rikthimin e ish skuadrave kampione, Sileksit dhe Pobedës, ndërsa pjesë e saj mbeten sërish Skopje dhe Tikveshi, që i’a arritën qëllimit të ngadhnjejnë ndaj kundërshtarëve të tyre, dy skuadrave nënkampione në Konferencën e Lindjes dhe Perëndimit, Bellasicës, gjegjësisht Voska Sportit.

Skopje falë “dopietës” së Filip Janevskit mundi 2:1 Bellasicën, ndërkohë Tikveshi me shifrat 4:1 mundi Voska Sportin.

Te skuadra nga Kavadari në këtë përballje shkëlqeu sulmuesi i talentuar shqiptarë, Ediz Spahiu, i cili shënoi dy gola, ndërsa golin e vetëm për skuadrën shqiptare nga Ohri, e realizoi Izair Emini.

LPFMV – Sezoni 2022/2023
1. FC Shkupi
2. Ak.Pandev
3. Shkëndija
4. Makedonija GJ.P
5. Renova
6. Struga Trim Lum
7. Bregallnica
8. Rabotniçki
9. Skopje
10. Tikveshi
11. Sileksi
12. Pobeda

Sa i përket Ligës së Dytë, deri më tani dihen 14 skuadra, ndërsa edhe dy skuadra të tjera do të vijnë nga Liga e tretë, edhe atë vetëm pas zhvillimit të ndeshjeve të balotazhit.

Në konkurrencë prej 4 ligave të treta të ndara sipas rajoneve, vetëm dy skuadra do të fitojnë të drejtën për tu inkuadruar në Ligën e Dytë.

Në Ligën e tretë Perëndim kampion është shpallur skuadra e Arsimit nga Çegrani, në Ligën e tretë Jug-perëndim, lider është Karaormani, ndërsa në ligën e tretë – Lindje, kampion është shpallur Ovçe Pole.

Me ndeshjet e zhvilluara sot u përcaktua edhe skuadra kampione e Ligës së tretë Jug. Ajo është skuadra e Vardar Negotinës, që në ndeshjen e parafundit mundi ekipin e Rosoman 83 si mysafir me rezultatin 2:0, derisa ndjekësi më i afërt, Prevalaci barazoi pa gola ndaj Pitu Gulit.

Kjo mjaftoi qe Vardar Negotino të ngritë epërsinë në plus 5 pikë ndaj ekipit të Prevalac, me të cilën skuadër  do të takohet në kuadër të javës së fundit si nikoqir, ndeshje kjo që në program është me datë 29 maj, transmeton “infOSport.mk”.

Kësisoj në balotazh për inkuadrim në Ligën e Dytë do të luajnë Arsimi nga Konferenca e Perëndimit, pastaj Karaormani nga Jug-Perëndimi, Ovçe Pole nga Konferenca e Lindjes dhe Vardar Negotino nga Konferenca e Jugut.

Këto 4 skuadra do të formojnë dy ndeshje të balotazhit, ndërsa paret rivale do të përcaktohen përmes shortit. Dy skuadrat fituese do të plotësojnë numrin e përgjithshëm prej 16 skuadrave në Ligën e Dytë unike.

Më poshtë mund të shihni se si do të duket Liga e  Dytë edicionin futbollistik 2022/2023. (infOSport.mk)

LDFMV – Sezoni 2022/2023
1. Pelisteri
2. Boreci
3. Voska Sport
4. Vardari
5. Gostivari
6. Teteksi
7. Besa Dobërdoll
8. Ohrid Lihnidos
9. Bellasica
10. Slloga Vinica
11. Sasa
12. Kozhuv
13. Detonit J.
14. Pehçevo
15. /
16. /

Leave a Reply