Erdhi si përforcim i madh nga FC Shkupi, Shkëndija e largon vetëm pas 5 muajve

Kire Markoski nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës. Sulmuesi i ardhur nga rradhët e FC Shkupit në fundin e janarit të këtij viti, largohet kështu nga tabori “kuqezi” vetëm pas 5 muajve, njofton “infOSport.mk”.

Transferimi i tij u përfol shumë gjatë merkatos së janarit, kjo edhe për shkak rivalitetit të këtyre dy skuadrave. Markoski e nisi mbarë aventurën te Shkëndija, pasi debutoi me gol në ndeshjen kundër Borecit, mirëpo ky gol doli të jetë edhe i vetmi për ish reprezentuesin e Maqedonisë, që në fund të sezonit me fanellën “kuqezi” bëri vetëm 9 paraqitje.

Kujtojmë Markoski përveç me FC Shkupin dhe Shkëndijën në futbollin tonë vendor ka luajtur edhe me Makedonija GJ.P, Rabotniçkin dhe Akademia Pandevin, ndërsa gjithashtu i njëjti ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Qipro me skuadrën e AEL Limasol dhe në Sllovaki me skuadrën e Spartak Trnava. (infOSport.mk)

Leave a Reply