FC Shkupi mëson 5 kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Kampionëve

FC Shkupi ka mësuar 5 kundërshtarët e mundshëm në elilminatoret e Ligës së Kampionëve, pasi një ditë para shortit, UEFA i shkurtoi grupet e skuadrave rivale të skuadrës kampione të vendit tonë në raundin e parë eliminatorë, njofton “infOSport.mk”.

UEFA ka përcaktuar disa grupe me nga 5 skuadra, të ndara në ekipe bartëse dhe jo bartëse të grupit.

FC Shkupi bënë pjesë në grupin 3, tek skuadrat jo bartëse, së bashku edhe me kampionët e Bosnje e Hercegovinës, Zrinjski, ata të Polonisë, Leh POZNAN, TË Maltës, Hibernijans dhe të Gjeorgjisë, Dinamo Batumi.

Këto skuadra nuk mund të luajnë mes vete, ndërsa kundërshtarë të mundshëm të tyre, edhe i FC Shkupit në këtë rast, do të jenë Karabag (Azerbejxhan), Sherif Tiraspol (Moldavi), Slovan Bratislava (Sllovaki), Linknoln Red Imps (Gjibraltar) dhe Shamrok Rovers (Irlandë).

Nga ajo që shihet, si rival më të denjtë të FC Shkupit, mund të jenë dy skuadrat e fundit, Linknoln Red Imps, skuadra kampione e e Gjibraltarit, si dhe ajo e Irlandës, Shamrok Rovers. Sa u përket tre skuadrave tjera, që të trija kanë një emër në futbollin europian, me Karabagun, që tashmë disa vite luan në fazën e grupeve të ndeshjeve të UEFA-s, derisa Sherif Tiraspol vitin e kaluar doli të jetë surpriza më e këndshme e Ligës së Kampionëve, duke arritur deri te grupet dhe duke mundur në fazën e grupeve kampionin e ri të Europës, Realin e Madridit.

Shorti për ndeshjet e raundit të parë do të hidhet nesër me fillim në ora 12:00. Kujtojmë skuadrat fitutese kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, ndërkohë ato që pësojnë humbje, do të vazhdojnë direkt në raundin e dytë të raundin kualifikuese në Ligën e Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply